Një grua shtatzënë që ka humbur burrin e saj, zbulon nga një foto që ai është gjithmonë pranë saj…

“Unë mendoj se Jarrett është i lumtur. Ai ishte një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm dhe jam e bindur se ai më ka dërguar këtë shenjë për të më thënë se është gjithmonë pranë meje.

Ka diçka të mrekullueshme atje dhe ju mund të gjykoni përvojën time siç dëshironi, por e di se burri im është engjëlli im mbrojtës dhe i fëmijëve tanë.

Ai na mungon shumë dhe çdo gjë që ka ndodhur, ngroh zemrën time të thyer, shkruan ShkodraNews. Unë kam nevojë për këtë nga ai, të di se ai kujdeset për mua edhe pse ka vdekur”.

Shumë mund të theksojnë se një ylber ose këto rreze dieli mund të jenë efekte optike të thjeshta.

“E dimë se marrja e një fotografie mund të dyshohet edhe për përdorim të efekteve speciale, por fakti që kam lëvizur, që kemi ndryshuar vendndodhjen dhe peizazhin dhe ylberi dhe rrethi ishin gjithmonë aty …

Unë besoj dhe e di se burri im kishte diçka të bënte me gjithë këtë”, thotë kjo nënë.

Fotografi i cili bëri fotografitë shtoi:

“Në mbrëmje, ndërkohë që po ngarkoja në kompjuter dhe kontrolloja fotot, kuptova se ylberi dhe rrethi shfaqen në të gjitha të shtënat, shkruan ShkodraNews. Dikush me siguri mund ta atribuojë atë me thyerjen e dritës, me lente, por në shumë vite bëj shërbime fotografike, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë.

Unë gjithashtu besoj se Jarrett ishte i pranishëm”.

Një ditë pas funeralit, gruaja bëri ekon që përcakton seksin e foshnjës së palindur dhe e dinte se do të ishte një djalë!

“Këto ishin ditë të veçanta, të jashtëzakonshme dhe shumë të ëmbla. Ia kushtoj Jarrett-it!”.

Kjo është një video për këtë histori të trishtë dhe prekëse:

Dhe çfarë mendoni ju?

Ne mendojmë se të dashurit tanë kurrë nuk na lënë krejtësisht dhe se pak sinjale ndonjëherë na bëjnë të kuptojmë më mirë.

Ndani për të marrë mendimin e të afërmve dhe miqve! /Përshtati: ShkodraNews