Një ditë para protestës në Shkodër, Voltana Ademi takon Tom Doshin

Deputeti Tom Doshi ka takuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi. Është vetë kryebashkiakja ajo që e ka pritur në zyrë deputetin Doshi. Ata kanë qëndruar sëbashku për rreth 40 minuta në një bisedë mes tyre. Ende janë të paqarta arsyet e këtij takimi.

Ademi e takon deputetin Doshi në zyrën e saj një ditë para ardhjes së kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe para protestës që do zhvillojë PD nesër në Shkodër. Që pas zgjedhjeve parlamentare ky është takimi i parë mes deputetit Doshi dhe kryebashkiakes Ademi në zyrën e kësaj të fundit ndonëse më përpara kanë komunikuar sëbashku./ShkodraNews