Nisin protestat, Peraj: Ka ardhur momenti, mësuesit nuk do lejojnë më këtë maskaradë

Shumë shpejt sindikata e arsimit në Shkodër do të nisë protestat. Kreu i kësaj sindikate Arian Peraj shprehet se tashmë ka ardhur momenti që mësuesit të kërkojnë të drejtën e tyre dhe të mos lejojnë më këtë maskaradë që po bën ministria e arsimit dhe drejtoritë rajonale arsimore.

Peraj shorehet se mësuesit ndodhen nën presion, nën drejtimin e drejtorëve të paaftë dhe po u shkelen shumë të drejta të tyre.

Sipas Peraj do të shihen zhvillimet për rinënshkrimin e kontratës kolektive, për shpërblimet e mohuara, për dinjitetin e shkelur, për ngritjen me falsifikimin të trupave monitoruese, për diferencimet mes mësuesve si dhe për shumë probleme të tjera.

Sindikalisti thotë se mësuesit nuk kanë arsye që të ken ë frikë dhe deklaron se shumë prej e tyre e kanë telefonuar dhe janë të gatshëm të nisin protestat masive në të gjithë Shqipërinë./ShkodraNews/