Nesër bota merr fund! Ç’do të ndodhë të premten e datës 13


Teoricienët e konspiracionit janë të bindur se bota do të marrë fund këtë javë, ndërsa të krishterët parashikojnë ardhjen e dytë të Krishtit të premten më datë 13 tetor 2017.

Kremtimet e Tabernakullit – një festë hebraike biblike – po zhvillohen nga 5-12 tetori dhe ungjillorët janë të bindur se fundi do të ndodhë një ditë më pas.

Studiuesit i referohen Biblës për të arritur disa përfundime vërtet të tmerrshme.

Sipas parashikimit të premten e 13-të, jo-besimtarët me sa duket do të hidhen në Ferr dhe të krishterët do të mirëpriten në Mbretërinë e Qiellit.

Një varg tjetër nga Zbulesa thotë: “Gruaja solli një djalë, që duhej të qeverisë të gjitha kombet dhe fëmija i saj është i dërguari i Perëndisë dhe fronit të tij”. Fëmija që përmendet është me sa duket Jezusi, ardhja e të cilit në Tokë do të paralajmërojë kohën e fundit.

Sakaq një asteroid pritet të kalojë Tokën të premten në një distancë prej vetëm 4.200 milje. Disa besojnë se ky asteroid do të nxisë apokalipsin.

12-ta historikisht mendohet të jetë një numër përfundimesh, ka 12 muaj në vit, 12 orë në fytyrën e orës dhe 12 shenja të zodiakut. Në anën tjetër ka 13 shtriga, karta e 13 Tarot është shenja e vdekjes dhe e premtja dikur ishte e njohur si Dita e Hangman-it sepse njerëzit ekzekutoheshin atë ditë.

Juda ishte gjithashtu gjoja i ftuari i 13-të që ulet në darkën e fundit para se ta tradhtonte Jezusin dhe Krishti u kryqëzua të premten.

Burimi: DailyStar/ Përshtati: ShkodraNews


Përgjigju