Nëna e re vdes në spital, 1 ditë pasi ishte prekur nga gripi (foto)

Një nënë nga Arizona, ka humbur tragjikisht jetën vetëm një ditë pasi u prek nga gripi.

Alani Murrieta, 20 vjeçe, nuk kishte simptoma kur papritur nisi të ndihej keq bashkë me dy fëmijët e saj.

Kur shkoi në spital, gruaja e re kishte vështirësi në frymëmarrje.

Por gjendja e nënës së dy fëmijëve tashmë ishte përkeqësuar shumë dhe ajo ndërroi jetë tetë orë më vonë.

Simptomat e gripit zakonisht përfshijnë kollë, një dhimbje në gjoks dhe ethe.

E zakonisht ata nuk zgjasin më shumë se 1 javë, por në raste të rralla të tilla si rasti i mësipërm, mund të shfaqen ndërlikime fatale për jetën. Burimi: The Sun/ Përshtati: ShkodraNews