Në ditën e protestës së demokratëve, Top Channel hedh videon që i ka turpëruar të gjithë shkodranët

Denoncohet situata skandaloze në Liqenin e Komanit.

Ndotjes së ujerave me plastikë dhe mbetje të tjera nuk i ka shpëtuar ditët e fundit as Liqeni i Komanit në Shkodër.

Qytetarët raportojnë në Top Channel duke dërguar video nga ndotja.

Ata denoncojnë këtë fenomen pasi sipas tyre nuk merren masa për të pastruar liqenin në një kohë që ka shumë turistë që udhëtojnë në këto ujëra për të shijuar këtë bukuri të natyrës.