"Në dasmën e kushërirës mësova të vërtetën e frikshme! Kisha bërë seks me…"

Letra:

Ai ishte menaxheri që e takova rastësisht vite më parë… Unë jam 24 vjeçe ndërsa ai është 28.

Lidhja jonë nisi ngadalë por filloi të forcohej çdo ditë e më shumë. Pas disa vitesh lidhje, ne vendosëm që të martoheshim.

Ndërkohë më vjen një ftesë dasme nga kushërira ime dhe vendos të shkoj e vetme sepse i dashuri im kishte punë atë ditë.

Kur takoj të afërmit e mi, e ndaj historinë time të dashurisë me kushërirën time. E lumtur dhe me një gëzim që më lexohej në sy, i flisja për të. Ajo më pyeti për emrin dhe se si dukej ai, e unë i tregoj një foto të tij. Nuk reagoi por e pashë që u largua dhe shkoi të fliste me nënën e saj.

Një ditë më pas më merr në telefon dhe më thotë se duhej të takoheshim.

“Personi qe ti do dhe ke ne plan te martohesh është vëllai yt, por nga babai”, më tha.

Mu përmbys bota në një sekond dhe nuk dija çfarë të bëja e si të sillesha. Ajo më sqaroi se para se të lindja unë, babai im kishte lidhje me një grua tjetër, lidhje nga e cila kishte ardhur në jetë i dashuri im.

Përgjigjja e DEIDRE: Më vjen shumë keq për ju, por ti e di që ligji nuk e pranon një martesë mes dy personave me lidhje gjaku. Ky është një incest pavarësisht se ju e keni bërë pa e ditur. Duhet të bëheni të fortë dhe të ndaheni sepse kjo lidhje nuk mund të vazhdojë./Burimi: The Sun – Përshtati: ShkodraNews