Ndodh më e keqja tek Astiri, flakët përfshijnë një pallat, evakuohen banorët

Një pallat në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë është përfshirë nga flakët dhe ka vënë në alarm banorët e tij.

Nga informacionet paraprake nuk bëhet me dije që të ketë të lënduar.

Policia dhe ambulanca janë në vend ngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve për shkak të tymit të dendur.

Mësohet se zjarri ka rënë në panelin elektrik të pallatit i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

“Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit. Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar. Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.”, njofton policia.