Moska njofton zyrtarisht vrasjen e liderit suprem të ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi


Moska zyrtare ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka eliminuar liderin  suprem të ISIS-it, i cili njoftoi edhe krijimin e kalifatit islamik.

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se mund të ketë vrarë udhëheqësin famëkeq Abu Bakr Al-Baghdadi në një sulm ajror në jug të Raqqa të Sirisë, ne fund te majit.

Në një deklaratë, ministria tha se ishte ende duke kërkuar konfirmim,  por “burime të sigurta” i kishin raportuar ushtrisë ruse se udhëheqësi i ISIS-it ishte eliminuar gjatë sulmit ajror .

Sulmet ajrore synonin një takim të këshillit ushtarak të ISIS-it në kryeqytetin e tij “de facto” të Raqqas.

Ka pasur një sërë raportesh të mëparshme për vdekjen e al- Bagdadit, shkruan “BBC”.

Para disa javësh Siria njoftoi vrasjen e tij në disa sulme ajrore, një ngjarje që besohet se është e lidhur me raportet e Moskës, mëngjesin e sotëm.

Vendndodhja e tij ka qenë e panjohur për mua të tërë.


Përgjigju