Mos e besoni po deshët, por flamuri shqiptarë ka mbërritur deri në Hënë (foto)

Nuk është vetëm flamuri amerikan, ai rus apo kinez, që ka mbërritur në satelitin e Tokës. Bëhet fjalë për vitin 1971, kur Shqipëria kishte ende flamurin me yll mbi shqiponjën dykrenore.

Në Hënë në kulmin e Luftës së Ftohtë, e cila përfshinte edhe garën për hapësirën niset për mision në hënë “Apollo 15”. Tek ajo u futën edhe 322 flamuj të vegjël nga e gjitha bota. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar, i cili besohet se i dërgua nga tekniku i lartë i NASA-s në atë kohë ishte William Kokalari. Origjina e tij besohet të jetë shqiptare, me prejardhje nga Gjirokastra.

Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh. Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me një certitikatë origjinaliteti. Sot flamuri është në duart e koleksionistëve.