Miqësorja e parë e Vllaznisë, ja si mund të luajnë shkodranët

Loading...

Ekipi i Vllaznisë do të luajë nesër ndeshjen e parë miqësore në tokën e Ulqinit. Shkodranët e kanë pasur të pamundur të gjejnë një kundërshtar nga vendi fqinj dhe janë detyruar të luajnë një ndeshje brenda “shtëpisë”. Kështu, nesër në orën 14:30 Vllaznia do të përballet me ekipin e Vllaznisë B, të drejtuar nga Ervis Kraja.

Por, si do të luajnë shkodranët në këtë takim pas përforcimeve të bëra në merkaton e janarit ? Do të luajnë të 4 lojtarët e afruar që nga minuta e parë ? Shkodra.News është interesuar për lojtarët që do të hidhen në fushë nga minuta e parë dhe bëhet e ditur se tre mbrojtësit e afruar në këtë merkato do të luajnë që në fillim, ndërsa sulmuesi Sukaj pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.

Kështu, në portë pritet të jetë Sherri, për të vijuar më pas në mbrojtjen “e re” me Berishën dhe Malotën në qëndër dhe Mersinin nga e majta. Në mungesë të Gocajt dhe Pjeshkës, ku ky i fundit vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushave për më shumë se 1 muaj, pritet të aktivizohet Gurishta.

Në mesfushë, Krymi dhe Orelesi pritet të luajnë para mbrojtjes, ndërkohë nga krahët do të jenë Çinari dhe Lika që do të kenë edhe mbështetjen e Vucajt. Në sulm i vetëm pritet të jetë Andi Ribaj, që natyrisht gjatë pjesës së mbetur të sezonit do të “luftojë” me Sukajn për të fituar një vend në formacionin titullar. Kjo miqësore do ti shërbejë trajnerëve të dyja ekipeve për të parë gjendjen reale të lojtarëve. /ShkodraNews

Loading...