Ministri Ditmir Bushati jep lajmin e mirë për Qarkun Shkodër

Puka po i nënshtrohet rikualifikimiy urban. Fondi i parashikuar nga buxheti i shtetit llogaritet në 2.2 milionë Euro.

Mësohet se investimi i ndarë në 2 faza dhe ka  prekur në pjesën e parë të tij ndërtimin e pedonales së qytetit, çative të ndërtesave, ndriçimin dhe rivitalizimin e hapsirave të gjelbra dhe ndërtimin e shatërvanit në sheshin e qytetit.

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodës ku përfshihet dhe bashkia e Pukës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati projektet e qeverise se tij thonë se janë të rëndësishme për ti dhënë frymëmarrje këtij qyteti ku dora e fundit e investimeve është para në komunizëm.

Sakaq në proces ende për tu ndërtuar në këtë bashki janë ndërhyrja në fasadat e ndërtesave, ndërtimin e një shëtitore për rreth liqenit, kënd lojërash për fëmijë dhe një amfiteatër.