Meri paralajmërim urgjent: Kujdes kjo shenjë! Mos bëni punë të fshehta me …

Loading...

Ja parashikimi:

Sot lidhjet e hënës janë në diagonalen Luan Ujor duke ndikuar në përmbysjen e situatave drejt nxjerrjes në pah të personalitetit tonë krijues.

Sot lidhjet e hënës kanë afër Asteroidin Dhimitra qe e nxjerr personalitetin si ide dhe si ushqim shpirtëror e fizik.

Periudha do karakterizohet nga nevoja e mbështetjes së forta të ideve tona, të talenteve tona.

Duhet thënë që kjo periudhe ka shume planetë në Bricjap. Me futjen e Mërkurit në Bricjap bëhen plot pesë planetë në këtë shenjë

Natyrisht që ndikimi i Bricjapeve do jetë i fuqishëm dhe fusha ku ju prek në hartën tuaj të lindjes Astrologjike Bricjapi do ndikohet shume.

Dashi do ketë zhvillime në jetën personale dhe lajme ligjore. Nuk mungojnë udhëtimet.

Demi e ka shume të dukshme ndikimin në çështjet personale e familjare ku krijohen kushte më të mira e të qëndrueshme projektesh e biznesesh.

Binjaket do tregojnë idetë e tyre më madhështore që mund të kenë krijuar këto kohë duke qene se ndjehen se nuk janë shprehur siç duhet.

Gaforrja do kërkojë ta ndjejë veten investuese ne çështjet ekonomike por edhe ato personale. Ka ardhur koha të dalë nga guaska e sigurisë.

Luani do ndjehet edhe një here mbret i xhunglës ku nuk mund ti mohohen meritat dhe talentet.

Virgjëresha do ketë pak problem me vetëbesimin, ligjin dhe mënyrës së pa qartë për të hartuar një strategji madhështore apo një krijim qe ja vlen.

Peshorja do ndjehet e vlerësuar në shoqëri dhe do publikojë me shumë qëllimet apo tendencat për të udhëhequr një plan apo projekt.

Akrepi do kërkojë të çlirohet nga toka e djegur që nuk i jep me prodhim duke kërkuar hapësira të tjera të lira për të hedhur rrënjë.

Shigjetari do jap gjithçka për çështje karriere dhe fuqizim të pozitave të tij konkretisht, jo vetëm llafe te bukura.

Bricjapi duhet të lëvizë në çdo moment. Ka ardhur koha të rregullojë gjithçka dhe të stabilizoj planet.

Ujori do jetë shumë pranë bashkëpunimeve të rëndësishme ku rolin kryesor dhe kushtet dëshiron ti vejë vetë dhe të marrë pjesën më të madhe.

Peshqit do marrin iniciativa të rëndësishme në lidhje me punën, por nuk duhet të bëjnë punë të fshehta me prapaskena ligjore.

Loading...