Me sytë nga qielli nëse do të bëni dot plazh këtë javë? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët


Pas ditësh të tëra të nxehti afrikan shumë iu gëzuan uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut. Por të tjerë që ndodhen me pushime i mbajnë sytë nga qielli për të ditur se si do të mbajë koha gjatë kësaj jave.

Sipas Meteoalb kjo javë do të ketë vranësira, madje edhe reshje shiu. Temperaturat do të rriten nga e mërkura.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:

JAVA (17 – 23 korrik 2017): paraqitet me mot kryesisht te kthjellet
por vranesira kalimtare do kete ne zonat malore duke rrezikuar shira
te paket, kryesisht zonat malore veriore dhe lindore.

Temperaturat te henen dhe te marten mbeten thuajse konstante
ndersa pritet rritje te lehte e graduale nga e merkura dhe ne vijim
duke bere qe fundjaven e ardhshme, termometri te ngjitet mbi 35
grade C.

Era dhe dallgezimi mbeten problematike diten e hene deri ne mbremje
kur parashikohet dobesim i ndjeshem i eres deri ne 28 km/h duke bere
qe ne brigjet detare te kete dallgezim deri 2 balle, ne te njejtat
parametra mbetet era dhe dallgezimi deri ne fundjave.


Përgjigju