Manastiliu ka kopjuar doktoraturë, Rama i hakërrehet në parlament, Xhacka ia bën me gisht Ramës… pusho

Pas publikimit të skandalit se Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastiliu ka kopjuar temën e doktoraturës nga një profersor në Afrikë, ka marrë një kritikë të ashpër nga Kreyministri Edi Rama. Fakti i publikuar nga Lëvizja për Universitetin përfshiu debatet teksa zhvillohej seanca plenare për Buxhetin 2019. Kryeministri Rama është fotografuar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë duke i folur ashpër Manastirliut. Ndërsa diskutojnë në distancë dhe nga afër Manastirliu me Ramën, ajo që kërkon të qetësojë situatën ka qenë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka e cilat duket se ka vënë gishtin tek goja duke i bërë shenjë Ramës që të heshtë në këtë moment. Një ndërhyrje ka bërë edhe zëvendëkryemnistrja.

Pas kësaj duket se ka ardhur edhe reagimi i Ministres Manastirliu duke thënë: Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit.