Malota: Si e prita ofertën e Vllaznisë dhe përshtatja me skuadrën

Loading...

Pas firmës së hedhur mbrëmë, këtë të enjtë mbrojtësi Renato Malota është nisur drejt Ulqinit. Por, para nisjes, mbrojtësi lezhjan ka dhënë edhe një intervistë të shkurtë për faqen zyrtare të klubit Vllaznia. Malota tregon si e priti ofertën e Vllaznisë dhe përshtatjen me pjesën tjetër të skuadrës.

“Oferten e Vllaznisë e prita shumë mirë sepse për mua ka qenë ëndërr që të vesh këtë fanellë, sepse Vllaznia është një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri dhe gjithashtu duke parë që ka një nga tifozëritë më të zjarrta në vend. Si gjithmonë fillimi është i vështirë por do mundohemi të përshtatemi me njëri- tjetrin sa më shpejt dhe të bëjmë të pamundurën që ekipi të krijojë atë stabilitetin në mbrojtje që i ka munguar kësaj skuadre, do thoja unë.”

Më tej, ai shton: “Për mendimin tim, Vllaznia ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë por mendoj me afrimet që po bëhen, shumë shpejt Vllaznia do shkojë aty ku i takon të jetë. Nuk dua të bëj premtime për momentin pasi çdo gjë është fusha ajo çka e tregon. Por unë dua t’i siguroj të gjithë që do bëj maksimumin dhe do jap më të mirën time, gjithmonë në mënyrë që vllaznia të rikthehet aty ku i takon.”

Renato Malota është blerja e katërt për ekipin e Vllaznisë, pas Sukajt, Berishës dhe Mersinit në këtë merkato të janarit.  /ShkodraNews

Loading...