Lini çdo gjë dhe reflektoni! 3 gjërat që po ju shkatërrojnë shëndetin

Ekspertët thonë se kripa, sheqeri dhe stresi janë 3 gjërat që po ju shkaktojnë probleme të mëdha më shëndetin.

Madje mungesa e vetëkontrollit dhe zgjedhja e gabuar e stilit të jetesës na bëjnë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme kërcënuese për jetën.

Kripa: “E keqja e nevojshme” – A mund të imagjinoni ushqimin tuaj pa kripë? Është thelbi i të gjitha ushqimeve tona.

Kjo ndihmon në mbajtjen e lëngjeve në trup dhe ruajtjen e niveleve të pH të gjakut. Por, sasia e tepruar e kripës në ushqimet që konsumojmë mund të kenë efekte të dëmshme në shëndetin tonë.

Sheqeri: “Tundimi mëkatar” – Vetëm mendimi i ushqimeve me sheqer mund ta bëjë idenë jashtëzakonisht të vështirë për të rezistuar. Sheqeri është gjithashtu një burim i madh i energjisë, por konsumi i tepërt i sheqerit mund të ketë efekte negative në metabolizmin tonë dhe mund të çojë në të gjitha llojet e ndryshme të sëmundjeve. Konsumimi i tepruar I sheqerit është gjithashtu një nga arsyet kryesore të shtimit në peshë.

Kurse stresi: Vrasësi i ngadalshëm – Stili i jetës jashtëzakonisht dinamik sot na pamundëson që të përqendrohemi në shëndetin tonë. Stresi mund të jetë armiku ynë më i madh që shkakton disa problem shëndetësore. Ndikon në nivelin tonë të energjisë, dëshirën për të punuar, relaksuar, dhe paqen tonë të mendjes, lumturisë dhe shëndetit fizik.