Lali Eri “përçan” edhe LSI, të gjithë kundër Monika Kryemadhit… “Për mua kontrata ka…”

Ndryshe nga sa është shprehur pak kohë më parë Monika Kryemadhi lidhur me punën e kryer nga kryebashkiaku Erion Veliaj, mendon partia e saj. Të paktën këtë qëndrim përvec ish ministri Ylli Manjani e ka shprehur edhe numri dy i LSI,  Petrit Vasilit.

Ai publikisht artikuloi duke u përpjekur njëkohësisht të sqaronte deklaratën e Kryemadhit, se Veliaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë. Por në fakt, Kryemadhi e ka shprehur gjithmonë vlerësimin për Veliajn, ndaj edhe mbrëmjen e kaluar doli në krah të tij. “Për mua kontrata e këtij kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij kryebashkiaku”, tha mes të tjerave Vasili.