Ky është baba apo kafshë? I bën vajzës veprimin e turpshëm dhe e poston VIDEON në Facebook

Video u kthye në virale, por jo sepse ishte qesharake apo se tregonte ndonjë gjest bujar.

Një baba e skandalizoi vajzën e tij në Facebook, sepse ajo i tha se kishte ngelur në shkollë dhe i duhet tashmë të përsëriste për të dytën herë resht vitin.

Me fraza të dhunshme dhe sek.siste, ai sulmoi adoleshentin, e cila përpiqet të mbulojë fytyrën me duar për të mos u ekspozuar, shkruan Shkodranews.

Ngjarja ka ndodhur në Girón, Santander, Kolumbi.

Raportohet se Nicole Yurestsi, e cila është në shkollë të mesme, ngeli në klasë për herë të dytë.

Dhe babai, i zemëruar, jo vetëm që e detyroi të lajë rrobat e tij me dorë si dënim, por e pyeti nëse donte të “ishte një shtëpiake dhe të varet nga një burrë tjetër për gjithë jetën”. E gjitha e transmetuar në Facebook, shkruan Shkodranews.

Në një lidhje direkete me videon në rrjetin social, ai i thotë vajzës 14-vjeçare: “Do të bëhesh shtëpiake, apo jo, nuk dëshiron të jesh askush në jetë, apo jo? Nuk e ofendoj çdo grua që është shtëpiake, por shumë prej tyre janë të tilla për shkak se jeta nuk ua jep mundësinë. Pastaj do lashë rrobat e një njeriu që të mban dhe do ti lashë me dorë”.

Pastaj e mori vajzën nga krahu dhe e çoi në banjë.

“Gati, eja, dashuria ime e bukur, jam mirë, ja rrobat, laji”.

Videoja tashmë ka marrë më shumë se dy milionë shikime dhe qindra komente. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU