Kush është personi i vetëm që i ndërhyn Samir Manes për të punësuar njerëz

Ai është personi më i pasur në Shqipëri. Biznesmeni i njohur Samir Mane ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit, Mane rrëfeu se kush është personi i vetëm që i ndërhyn për të punësuar njerëz në kompanitë e tij.

Ermal Mamaqi: Ka llafe që thonë se drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në “Balfin Grup” është mamaja jote.

Samir Mane: Unë nuk pranoj fare që të më ndërhyjnë për njerëz, sepse ne kemi struktura dhe njerëz që punojnë për atë punë.

I vetmi njeri që më ndërhyn është mamaja ime, sigurisht për Korçën.

Dhe sa herë shkoj për dreka apo për darka me të më thotë: Filanin duhet ta fusim në punë se e kemi patur në lagje. Unë i them të mos më ndërhyj dhe i shpjegoj me fjalë të mëdhaja që kemi meritokraci.

Dhe ajo më thotë: Shumë mirë që ke meritokraci  ti, por filanin do ta marrësh në punë se është djalë i mirë. Dhe kur nuk i ecën me mua shkon tek vëllai im Juli, ai është më i butë se unë.