Kush është babai biznesmen i të dashurës së Jon Gjebreas, lidhje me politikën


Fotoja e Jon Gjebreas me vajzën bionde dhe emrin dhe më shumë, Merlin Haxhiymerin, u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme, për shkak të asaj zemrës së vogël, por shumë të dukshme që kishte vendosur pranë saj.

Menjëherë mediat zbuluan që Merlin është vajza e një biznesmeni të njohur shqiptar, pronar i firmës së prodhimit të miellit dhe drithërave Prima, e cila reklamohet prej vitesh te E diela shqiptare, Adi Haxhiymerit. Adi dhe Arditi njihen mirë dhe ndoshta pikërisht nga njohja e tyre ka ardhur dhe miqësia e më pas dashuria e Jonit dhe Merlinit.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton dhe kompaninë “Bloja sha”,  ka qenë kandidat në listat e PD-së për Tiranën, por nuk arriti të hynte në Parlament. Ai është pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste. Madje në korrik, ka qenë pjesë dhe e rubrikës së Të Dielës Shqiptare “Për drekë me mua”.

Një nga konkurrentet e asaj pjese të rubrikës ka qenë dhe këngëtarja Olta Boka, e cila ka qenë gjatë programit në shtëpinë e biznesmenit duke njohur kështu familjen e Merlinit. Nga kjo njohje vjen dhe komenti i saj për familjen e mrekullueshme të vajzës së biznesmenit në foton e Jonit.


Përgjigju