Kujdes nëse kaloni në këtë rrugë pranë Shkodrës, mund t’iu ndodhë hataja!

Shumë me rrezik është qarkullimi pranë fshatit Pllanë, në rrugën nacionale Lezhë-Rubik.

Kjo ndodh pasi në këtë aks, rrëshqitjet e dherave vijojnë prej 10 ditësh, por askush nuk ka marrë masa.

Kalimtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi thonë se rreziku mbetet i lartë.

“Është e frikshme sepse mund të bien edhe gurët e tjerë”, thotë një prej tyre.

Bashkia Lezhë bën me dije se rruga ku kanë rënë gurët është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si e tillë ky dikaster duhet të kishte marrë masa për largimin e gurëve.

Fenomeni shqetësues i rrëshqitjeve të gurëve mbetet i pranishëm edhe në rrugën e Torovicës ku pak ditë më parë u rrezikua të përsëritej tra.gjedia e tetorit të vitit të kaluar me tre viktima.