Korçë e Shkodër


ërshtypje e kujtime

Nga Patër Anton Harapi

Kishe ndie gjithfarësh per Korçë; dishka edhe kishe lezue, por ende nuk dijshe si t’a paraqitshe at gjytet. Duhej shkue e duhej pa.

E kû me shkue e si me shkue atje në skâj te Shqypnis nji meshtâr katolik shkodranë, pa i râ në sy kuj, pâ u vû në dyshim! Qe kaheër kishte dishir t’a njoh pergjithsisht Tosknin, veçanerisht gjytetin e bukur të Korçës, por pritshe rasë e shteg: e ktâ rn’a çili prifti i atjeshem, tue më thirrë para Pashkësh të majshe nji rend konferencash fetare-kulturale.

Në Korçë më râ me ndâjë plot dy javë.

U binda vete e u binden edhe Korçarët, se si n’aq pak kohe u njohtem aq per s’afermi, u perpoqem aq andshem – po tham – u shoqnuem e disi u familjarizuem! Kurr s’m’a kishte mârrë mendja, se në Shqypni, do të mund t’u gjindshem në mjes nji rrethi intelektualsh, sâ te çmueshem aq edhe të shkueshem. Por nuk kje vetem per mue e papritun.

Edhe elites së Korçës i erdh fare e pakujtueme, se si ne nji meshtâr katolik, pa vshtirsi kuptimi, gjet parime e pika perpjekje ideale, kulturale e atdhetare.

Mue njimend m’interesonte t’a njoh Korçen, por intelektualt e atij gjyteti u interesuen nji here mâ teper t’a njihshin per s’afermi shpirtin e nji meshtarit shkodranë. E perpjekjet ideale, bâ nder sferat e nalta të kulturës nierzore, larg se keq e larg interesësh, pririn nostalgi madhnije shpirtnore…

Kjo pershtypje, qi mâ fort se çë do tjeter, thekshem preku pikpamjet e ndisit e mija, kâ per të kenë kurdoherë nji nder mâ t’amblat rasa e mâ të bukrat kujtime të jetës per mue. Per mâ teper, kjo pershtypje më bâni nji sherbim të madh: më çili nji orizont të ri e më ndriti mbi nji çashtje me randsii, e cilla, qe ka mot, nye mtishte lidhë në mend: Pse shqyptarët nuk duhen gjith aq shoq me shoq?

‘Larg sysh e larg zemre” kâ pasë thanë i moçmi. Jo pse gjindemi larg, por pse i rrijm larg shoqishojt, nuk njiiemi, prandej nuk e çmojm njani tjetrin as nuk duhemi si na perket. E larg rrijm, jo pse s’kemi zêmer as pse na mungojn mjetet, por vetem e vetem per mend qi s’kemi, rrijm të shkojm dam.

Shqyptari mâ me kujdes e mâ mirë studjon nji vend tjeter tEvropës se Shqypnin e Shqyptarët. E prâ nuk i mungon zotsija. Dér me sod mâ pernjimend e mâ me serjozitet të huejt stdjuen né e vendin t’onë, se ne vetin. Tue fillue në vetveti, ket ankim i a sjell tanë çetës s’intelektualvet shqyptarë.

Asht e verteët se kta kâ ndollë deri tash per shkak gjithnduer pengimesh, pak edhe per mungesë perpjekjesh, por edhe shum e shum, per nji farë apatije të natyrshme per kso punësh në shqyptarin e derisoçem, pse tue mos kenë edukue, kje kurdoherë fatzi per veti e per vend të vet.

S’kâ farë dyshimi: jeta mendore nder né nuk e kâ çarkullimin e duhun; e n’at mndryrë, si, në nji organizem, kurr’ nuk rrjedhë gjaku fiollë anë e kand nder të gjitha gjymtyret, jeta âsht e cungueme, as s’kâ si e bân njisin perkitse, ashtû disinteresimi i shqyptarvet per Shqypnâ pergjithsisht, e i krahinës per krahinë, i gjytetit per gjytet veçanerisht, nuk lên të rrjedhë jeta kombtare gjithkund e njajtë e e gjallë nder të gjitha anët e nder të gjith banorët e Shqypnîs. Qe, kjo âsht nji arsye e parë, pse shpirtnisht nuk jemi më nji sâ duhet të jemi, e pse shihet i largët bashkimi i dishruem.

Pershtypjet e Korçës natyrisht zgjuejshin në mue kujtimet e Shkoders. Kjo dy frymë, qi turrshem, por pelqyeshem endeshin mbrenda meje n’at kohë, ushqyen pâ dâ proceset e fantazis e rrjedhjet e ndisivet të mija, tue marue nder krahasime, kû të perkueshme, kû të ndryshme, e kû edhe të kunderta, por të gjitha me interesë të madhe per jeten shqyptare.

Korçë e Shkoder! Dy gjytete typike të Shqypnis; njimend larg njena tjeters, nder dy skajet e kufivet, por dy gjytete mâ të bukrat, mâ të perparuemet, qi, si njena tjetra kan randsi të parë në ket Sviceren e Balkanit.

T’ishin të shkoquna vetem me largsi vendi! Por per fat të keq, sâ të largta me marrdhanje materjalisht, aq edhe me pikpamje mendore shpirtnisht. Ndryshim i madh ndermjet mentalitetit të Korçarit e të Shkodranit!

Shkodranin ende sod mund t’a hajë burrnija; e vertetë se mendja e tij disì merr ngusht sâ vendi, sâ votra, sâ rrethi, por mêrr fuqishem, mêrr nalt, në të madh e fare pernjimend; me sâ shpirti i Korçarit, fillim e marim pershîhet nder format kalturore, nder mndryrët e ardshme e të pelqyeshme të gjytetnis; njimend, se mendja i mêrr haptë sâ bota kû kâ pâ e kâ shetitë, por jo me at vitalitet e gjallni, qi me të rrmye; gjithshkafja e intereson, por vetem dér dikü; nuk i futet jetës mrendë, don t’i bijë neper tê, do të rrije gogel per sypri, se sâ të bije në fudn. Sugure me tjerë sy e shikjon boten edhe Shqypnin Korçari, e me tjerë, Shkodrani.

Ndryshime e largsi të mdhâ kemi per të gjetë jo vetem ndershej ktyne dy krahinavet, por edhe në mjes visevet e gjytetevet tjera të Shqypnis.

Jo se largsit e vendevet e ndryshimet mendore pengojn jeten e afrimin shoqnuer, por pse, kür nuk lidhen e nuk perpiqen shpirtnisht, ato jesin të largta e të dame, e edhe në mos bâjshin kontrast, sugure nuk bâjn njisi harmonike.

Afrim shpirtnuer neper perpjekje e marrdhanje verte leale e miqsore në lamen ideale e mendore ndermjet intelektualvet të visevet të ndryshme të Shqypnis, ky do t’ishte hapi i parë konkret per realizimin e bashkimit t’andrruem e të dishruem prej të parit dhe në mâ të mramin shqyptâr!

Sâ punë e kollajtë kjo, aq e vshtirë. Po thâm punë qi s’bâhet, e jo pse e pa muejtun m’u bâ, por pse gabimisht e kutjueme kshtû. Në shpirtin e Shqyptarit, ndeshtrashat e jetës së kalueme, lanë trashigim nji shauret (fantazem), qi porsi perde e errët nuk e lên të shohë e të ndiej sa duhet e si duhet, perte rrethit të vet.

Breznija e jonë u zgjua edhe i u kujtuae ktij perbindshi iantastik, por s’kâ guzim, të vêjë dorë e t’a shpartallojë. Kshtû vijojm jeten në gjêje statike: rrì, të rrijm!

Me i permendë Korçen Shkodranit, si me i permendë nji vend në skâj t’Europës e jo të Shqypnis. Korçari perkundra âsht shum mâ i shetitun se Shkodrani; prandej edhe synori i jetës së tij âsht edhe shum mâ i haptë; aj, kû t’i dalë me rrnue, aty ngulë pâ të vshtirë; jo se Korçari s’kâ voter, familje e atme, PO, të gjitha i kâ, i ndien e i kupton, por ndryshe se Shkodrani.

Per Shkoder e shkodranë, Korçari kâ nji nderim të veçantë. Vûna re se në perdorim të zakonshem të fjalës “Gegë” nuk perfshîn shkodranin; ktê e thrret shkodranë si në dallim prej Gegnis tjeter.

Me gjithkta Korçari e paraqet shkodranin si nji të largët fort; me tê, të pakta i ka perpjekjet, të largta marrdhanjet mendore e shoqnore, të vokta interesët, të rralla bashkimet miqsore. Korçari pa të vshtirë vjen në Shkoder, si shkon në Greqi; perpiqet me shkodranin, njipernji si me banorin e nji

shteti fqî; por nji perpjekje mâ ťaferme me tô nuk e kă pasë der më sod.

As atdhetari shkodranë nuk âsht regionalist në veshtrim të fialës, as idealisti koręăr s’âsht internacjonalist; po, por fakti âsht se të dyvet dishka u kă metë si ndryshk, atij per lokalizem, ktij per kosmopolitizem.

Kjenë, skjenë, kto frymë pastrohen, kto njolle zhduken me perpjekje të shpeshta e të sinçerta në lamen e kulturës e të diejes, në mjes intelektualve të dy vendevet; kshtâ shpirti shkodranë e shpirti korçăr njiien, perpiqen, shndrohen, trajtohen e forcohen per idealet e jetës kulturale e kombtare.

E para herë që păsh Koręen, e e para herë qi ndôja ngaeshem me Koręarë. Sikurse per pozicjon, vendi më duel nji panoramë e papritun, ashtâ per dispozicjon shpirtnuer, m’u paraqit nji tiaqe fare më të rejete shqyptare.

Vendi e klima kan dorë edhe fort në trajtimin e temperamentit të nierit; ato hîjn nder faktorë të karakteristikës së nji popullit a të nji krahinës.

Nder ne natyra âsht e fuqishme; vendi i germuet e gati gati i vrashtë, por disi i kapun e i shternguem në veti, si njajo bima e hjedhët e lidhun e e forcueme midis stuhivet. Ke na, bumbullimët janë të mndershme, thue se me at turrin e vet duen me rotullue qiellë e dhe; shinat me shtergatë, si të ndollte nji permbytje; erët të iorta, si ťishin termeqe mbi dhe; e sikurse, kór nisë shiu nuk din me prâ, ashtâ, kór kapë vapa, të ve mendja se s tdo të bije mâ shi per mot ët gjatë. Malet vigane, por të repuna e të grisuna; iushat edhe të gjana, por të preme me rrmore, prroje, hendiqe e kneta; liqeni, edhe aj, të shumten e herës, jo i qetë, e para syvet ťonë vjen e maron në nji rrjedhje të iortë, der qi bjen në Buen të paiund; Drini, sa i madhnueshem aq i rrebët; Kiri, njimend i perkohshem, por i frigueshem. Qe, marë natyra tanë fuqi, e madhnueshme, njimend terhjeké e knaqë, por me at pozé dermese, të bähet se po të matet, po të msyn. Kah pelqen, të plandosé. Gjithshka në madh e në fuqi, e njiherit si në kercnim.

Vetë plani i Shkoders mandej, ndertesé të mdhå e të bukura verte pallate, të vogla e t’ulta verte kagorre, me stil e pä Stil; rrugé të drejta e të shtrémta, lagjet me hije verte gjyteti e me forme katundi, kallzojn rrethanat e jetës, ambjentin menduer e shoqnuer, shkallen e gjytetnimit e shijen estetike të vendasvet.

Se fuqis iatale do t’i shkruhet berdhoku i pazarit të Shkoders, nuk e dij, kta veç åsht të sigurtë, se ai vend bån nji kontrast teper të madh me Gjytetnimin e kulturen e shkodranit.

Korça me rrethe m’u tiaq me nji natyré e pozicjon fare ndryshe. Mjerisht mrrijta naten, e s’pagé iatin t’a kundroj qysh larg e larg prej atyne malevet, kür, tue hecé me automobil, fillon e duket; kshtü nuk mund e mora me nji herë, me må të paren pe shtypje, tanë më nji film shpirtnuer pamjen e natyrés qi e rrethon e e stolisë.

Edhe në Korçë, njipernji si në Shkoder, mjerisht, vüna re kristjant e muhamedant të dåm me lagje në veti.

Ata, shka më terhoq vrejtjen e bindjen, kjo shija e dlirsis, qi, porsi distinktiv të Korçarit, påsh në veshë e mathë, neper rruga të qytetit e nder banime edhe të vobekvet. E niej të drejten, kaq më knaqi kjo puné, så m’u bå, si t’ishe kund perjashta n’Europë e jo në Shqypni. Në ket pikpamje Korça e Korçari paraqiten, jo mirë e gjå, por ma mirë s’kå.

Ndoshta te shpijat e han buken si ndihmo Zot, por në publik, Korçari del elegant, i dlirtë, fare i kerpitun. Zakoni, qi secilla familje t’a shije udhen e madhe gjanë e gjatë så mérr shpija kü banon, më gitet si i vetmi qi påsh, kü kjeshë e shetita. Nder så shpija qi më rå me hi, m’u bå, si të dojshin me i bä konkurrencë njena tjeters per majtje dlirsije, per stoli odash,

 

per vendim të pelqyeshem orendish, per nji frymé, jo gjithaq të madhnueshme, por simetrike e të perkueshme.

Qyteti i Korçës, bå pak perjashtime, kå në veti nji omogeniet: shpijat e stili i tyne, rrugét e dispozicjoni i tyne, disi båjn nji unitet, shfaqen me nji karakteristiké, njimend mesatake, por të pelqyeshme. Në Korçé, në do pikpamje ndiehet frymë gjytetnije.

Kta Korçari, kryekreje do t’i a dieje të dalunit perjashta anë e kand në boté, e pasunivet, qi dér tash para do vjetvet, prej kahmos gote e derdhte në iamiljen e në gjytetin e vet; veganrisht mandej, perpjekja e padame me grek – parigjint e Ballkanit – e båme nji nevojé e nji zakon, e frymsoi edhe Shum jeten e metnalitetin e Korçarit.

Perveg ktyne shkaqevet, qi e afirmojn qytetin e Korçës, m’u gjå se edhe natyra veté, ashtü n’at mndyrë e stolisun e e vendueme, kå të båjé edhe shum në shpirtin e në karakteristiken e atij gjyteti.

Korçari nuk e ndien rrebisin e bumullimvet, nuk prigion rrymen e prrojevet e të shenavet; atij nuk i a vrasin synin as rrmore, as humnere, as thellina; anë e m’anë n’at iushë të rrafshté e të lmuet, të pamt nuk ndsehë nder ferra ase nder ka Cuba; as kama nder gur e nder balta: rreth e per qark natyra e stolisun e e vendueme, si nji nuse, veshé e ngrehé per me ndéjë ashtü në nusi të vet perherë e pandrrueshme.

Sä kishte m’u dashté per t’i pershkrue rrethet e Korçés! Ato katunde të bukra, të vendueme andej e kndej iushet, me ato shpija të grumullueme, si gjytetza të vogla, stolija ma e bukra e rrethit të Korçés, të båjn persthypjen e nji gjirit të kandshem, kah pamja e lidhé e i perpjek me gjytet, si të båjshin nji kostelacjon me té. Mandej, gjith aj blerim në gjith at naltsi! Ajo temperaturë e paqtë! Ato rruga të gjåna e të drejta, neper të cillat gjyteti perpiqet larg e larg me banime, tue dhåné, por e jetë e gjallni! Nji natyrë, njimend jo gjith aq e fuqishme ndejshme e qeté.

Gati të njajten pershtypje më båni mbrendé gjyteti me ndertesa. Jo shpija të mdhå të mdhå, as të bukra fort; ashtü kishét, ashtü fabrikat, ashtü tjerat ndertesé. Mesatake të thuesh gjithshkafja, por me vend, me rend e proporcjon, me nji faré shije e simetrije.

Mé treguen se Korça po kishte diså industri të vogla. Nuk pata nga të shkojshe me i på, por kaq kje mjaft per me më kujtue systemin fare të kundert, qi kemi na shkodranét nder kso punësh. Industrit t’ona, të fillueme fare të mdhå, a se po na kjajn në doré, a se po jesin në gjysë; fundi na jemi si pä to. Korçari dän se nuk e kå frazen: ja gardak, ja aspak! A edhe n’e pastë, nuk e shtje në puné; shpirti i tij ekonom e shfrytsues, din må miré t’i pershtatet jetës e rrethanavet; aj nuk i mérr punét si do t’ishin, por si jané e si mund të dalin të dobishme; njeri praktik e gjakftoftë, må terhiqet prej dobije se prej madhnijet të punvet.

Prap kshtü më båni pershtypje sasija, kategorit e gjéja e shkollavet të gjytetit e të rrethevet. Per shum kishe dashté t’i shoh e t’i kundroj nder të gjitha pikpamjet; e mjerisht nuk pashë si. Vüna re veç, se shkolla ishin mjaft: shkolla fillore të mjesme, femnore e mashkullore, në gjytet e jashta; per numer e per lloj nuk léshin giå mangut. Në ket pikë Korça sod per sod i a kalon Shkodres; nuk due të thäm as si, as pse, due të kallzoj si qindrom e verteta. Rrethet e krahina e Shkoders mandej, e pergjithsisht e tanë Shqypnis së Verit, në punë të shkollavet, kan mbeté shkret. Numri i Shkollavet të Prefekturës s’onë nder katunde, nuk kå farë proprocjoni me sasin e shkollavet nder tjera prefektura.

E verteté se malcori i jonë nuk kujdeset fort per shkolla, por edhe per t’i dhåné shkollé atij po kujdeset pak kush.

1

Edhe pse nuk kam shka te flas mbi shkollat e atjshme, mbasi nuk i påsh, due té kallxoj vetem dy pershtypje te ndryshme, qi m’orjentuen mjaft n’ata shka m’intersonte me diejtë.

Nuk m’u bå t’u besoj syvet të mij, kåh né mjes te gjytetit, mbi nji gurré uji, kü familjarét mushéshin per me lå e me shperlå, mbi nji tabelé publike, me germa të mdhå të shkrueme, lexova kshtü: Kéjo ujé nuku pihet! U binda si n’at ambjent intelektualsh, në nji gjytet aq të perparuem, vijote, të mahej aty ashtu aj shemtim gjuhe ne publik.

Bindje të pashoqe mandej më båni nji bisedim i vogel qi pata, me profesorin e filozofis në Licén e atij gjyteti. Si dihet, landet shkollore aty båhen frengisht, msuesat jané freng. Kur u ndeshem me at zotni, folem germanisht. Aj u paraqit profesuer filozofije ne Licé te Korçës, e un u paraqita msues filozofije né Licén e mbrendshem t’lnstitutit Franceskan ne Shkoder.

S’vonuem, e fjala rå mbi systemin filozoiik qi ndiqte aj, se må per at t’emin, si meshtår katolik, dihet me bajrak.

Un – mé tha – e båj filozofin, ne themel te metafizikës!

Jo zotni, skå si – i thashë un. Në Shkoder, kü thohet se åsht votra e besimit te Shqyptarvet, aty msuesi i filozofis ballafaqe para fmivet, ne mndyren må kategorike, si t’ishte i porositur prej kuj, mohon Zot e shpirt, jo må po e msoni ju ktü ne Korçé…

Po me te vertetë – mé thotë – e njajzi më paraqet tekstat e dorshkrimet qi perdorte ne msim. U binda, e thashë me veti: Né pjesen negative, ne mohim, na shqyptarét i a paskemi kalue edhe Francës liberale. Por per ne ndertim e trajtim pozitiv, zo’ der kü do na kapet kerçiku

Me zémer të birueme, vüna re se edhe Korça po u pershkote neper ni kriz ekonomik-financjår mjaft te shternguet. Nuk pata si t’a studjojshe shkallen e krizit n’at gjytet; kishe dashtë t’a krahasojshe me at të Shkoders, e vetem dy punë mund vuna re: Llopka (nji e katert leku) në Korçë, jo vetem u njihte, por ishte në çarkullim, gati si leku te na•, mandej, në proporcjon, gjithshkafja mâ lirë në Korçë se në Shkoder. E prâ korçarët, marrë pergjithsisht, janë mâ pasanikë se shkodranët.

Sâ më pelqéi rrethi intelektual i Korçës, sâ u gzova, kur më thanë, se gati per gjith të diele u bâjshin konferenca publike gratis para popullit, aq m’erdh keq, sa as në Korçë nuk pâsh të formueme, me inicjativë private, nji shoqni, nji fuqi morale intelektualsh.

Shka don me thânë se ktê s’e gjên as në Shkoder as në Tiranë as në kurrnji gjytet të Shqypnis! Shqyptari muer kulturen, por ende nuk muer fuqin e kulturës shpirtnore; muer diejen, por ende nuk â bâ studjoz në veshtrim të fjalës; u gjytetnue, por jo der n’at shkallë, të guzojë sâ i perket, të marrë inicjativa e pergjegjsi, të vêjë flîjen per ideal, jeten e disinteresueme vehtjetisht e materjalisht si kulm aspiracjonesh.

Zoti e thashtë e i a mrrijshim asajë ditë, kur skâjet mâ të largtat e Shqypnis, t’unjisueme shpirtnisht nder ideale nierzore e kombtare, t’u prijn Shqyptarvet per vllazni e bashkim!


Përgjigju