Kjo nuk pritej! Ermali i bën surprizë, Bes Kallaku: Do me rregullu muhabetin e zarfit… (foto)

Në vigjilje të Shën Valentinit, aktori i humorit Besart Kallaku sëbashku me bashkëshorten Xhensilën ndodhen me pushime në Santorini të Greqisë.

 

Madje të dy ata kanë publikuar foto të ndryshme nga vendi i bukur ku ndodhen. Besi ka postuar dy fotografi, ku në njërën vihen re komentet që ai ka bërë me Ermal Mamaqin, ndërsa te e dyta dhurata e këtij të fundit për Kallakun.

E në foton e parë të publikuar nga Besi, Ermalit i ka bërë përshtypje se pse kanë zgjedhur pikërisht Santorinin në këtë muaj: “Vetëm ti mund të shkosh në Santorini në shkurt!”.

Kurse aktori i humorit i përgjigjet: “Tashi osht sezoni ndërtimit kur te vija me punu?”.

Ama në foton e dytë që ka publikuar Besi vihet re dhurata që Ermali i ka bërë atij edhe pse ndodhet në Santorini. “Kur Ermal Mamaqi do me rregullu muhabetin meqë nuk i osht gjet akoma zarfi i dasmës”, shkruan ai bashkëngjitur me foton.

Ermal Mamaqi ende nuk ka reaguar, në pritje të përgjigjes së tij.