Këto janë vendet sekrete që nuk na i tregon Google Maps (FOTO)


Aplikacioni Google Maps na ndihmon për të eksploruar për vende të ndryshme në të gjithë botën, të cilat mund t’i shihni përmes satelitit.

Por ka disa vende që nuk janë të dukshme në satelitin e Google. Në të vërtetë shumë dyshuese.

I pari prej tyre është Helipuerto de Cartagena, në Los Dolores të Spanjës, ku në pamje të parë duket se nuk ka asgjë të çuditshme. Kur e shihni më pas në Google Street View duket një fushë boshe. Ai është një vend që është fshehur nga syri publik për një arsye të rëndësishme.

Më pas vjen edhe Marcoule Nuclear Site afër Bagnols-sur-Cèze në Francë. Ai është ndërtuar në 1956 për eksperimentet industriale dhe ushtarake me plutoniumin. Ky vend në 2011 u përfshi në një shpërthim ku një person u vra edhe 4 të tjerë u plagosën.

Po ashtu fshehur mbahet edhe një tarracë normale shtëpie në Utrecht të Hollandës, OOrsprongpark 8 në 3581 ET Utrecht, për të qënë të saktë.


Asgjë nuk është e paveçantë në këtë shtëpi kur kapet në mënyrë perfekte nga Google Street View. Nuk dihet ama për çfarë bëhet fjalë. A është ndonjë satelit i avancuar apo ndonjë rezidencë e rëndësishnme. Askush nuk e di! 

Burimi: home.bt.com/ Përshtati: ShkodraNews


Përgjigju