Këto janë shenjat e hershme të kancerit që çdo person i injoron


Pa e përfshirë kancerin në lëkurë, kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i përhapur në SHBA.

Vetëm në vitin 2016 thuajse 140,000 njerëz janë diagnostikuar me kancer në zorrë të trashë.

Pavarësisht se rastet e kancerit në zorrë të trashë janë të zakonshme, shumë njerëz diagnostikohen me këtë sëmundje atëherë kur është shumë vonë për të ndërmarrë diçka.

Dhimbjet në stomak

Dhimbjet në stomak janë simptomë e kancerit kolorektal të cilët shumica e njerëzve e injorojnë, për shkak se mendojnë që është simptomë e ndonjë sëmundje jo-kanceroze.

Lodhja

Lodhja është simptomë tjetër që injorohet, sikurse të mos jetë asgjë serioze. Shumë njerëz ndjehen të lodhur pa pasur ndonjë sëmundje të caktuar, mirëpo nëse ndjeheni vazhdimisht të lodhur, edhe atëherë kur flini mjaftueshëm dhe hani ushqim të shëndetshëm, atëherë duhet të bëni një kontroll të menjëhershme te doktori.

Qelizat e kancerit e shkaktojnë lodhjen për shkak se e shpenzojnë energjinë e trupit.

Humbje e papritur e peshës

Humbja e menjëhershme dhe dramatike e peshës mund të jetë si pasojë e llojeve të ndryshme të kancerit, përfshirë edhe kancerin në zorrë të trashë.

“Humbja e papritur e peshës” në përgjithësi shpjegohet si humbje e paqëllimshme e pesë për qind, ose më shumë të peshës së trupit brenda pak muajve.


Përgjigju