Kërkuan largimin e Fatmir Xhafajt, të rinjtë e PD dhe LSI marrin ëajmin e keq

Pak ditë pas prptestëts së opozitës ku u kërkua largimi i Fatmir Xhafajt, të rinjtë e forumeve të PD dhe LSI  kanë marrë një lajm të keq.

Te rinjtë Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste Rinore kanë organizuar një ditë më parë një protestë tek Ministria e Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Por një ditë më pas, Xhafaj ka vendosur të hakmerret ndaj protestuesve duke nisur procedimet penale ndaj tyre.

Burimet thanë se janë 9 protestues që janë proceduar penalisht.

Mes të proceduarve është dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi dhe disa organizatorë të tjerë.

Të rinjtë e FRPD-së organizuan ditën e djeshme një protestë para ministrisë së Brendshme ku kërkuan largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pas publikimit të audio-përgjimit, Xhafaj-Veliu.