Kërkoni të bëheni të pasur në vitin 2019? Ja çfarë thotë Horoskopi për ju

Më poshtë keni parashikim e horoskopit për vitin 2019 të çdo shenje. Ku fjala kryesore është puna dhe paraja.

DASHI – Viti i ardhshëm do hapet me Marsin në shenjën tuaj, i cili sjell dëshirën për rigjenerim. Do duhet shumë kurajo sepse Saturni dhe Plutoni do ju vënë vazhdimisht në provë në fushën profesionale dhe ndonjëri nga ju (sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e dytë) mund ta gjejnë veten duke ndërruar punë më shpesh se ç’e mendoni. Mërkuri do ju ndihmojë disi në muajt prill, korrik dhe dhjetor. Fati mund të vijë nga larg. Duke nisur nga Marsi, Urani do sjellë shpenzime të ‘çmendura’. Përgatituni!

DEMI – Me Uranin në shenjë, duke nisur nga ditët e para të marsit, nuk do ketë dyshime mbi faktin se aspekti profesional do mund t’ju dhurojë  surpriza në vitin 2019! Saturni  dhe Plutoni do favorizojnë projekte afatgjata, shpesh të lidhura me bashkëpunime me njerëz të huaj. Në fushën e financave, Jupiteri mund t’ju dhurojë ndonjë trashëgimi, e nevojshme sidomos në parashikimin e shpenzimeve që do bëhen gjatë verës (ka shumë mundësi të keni ndërmend ndonjë restaurim apo blerje të pasurive të patundshme).

BINJAKËT – Jupiteri në kundërshtim me ju për pothuajse të gjithë 2019-n ju paralajmëron për bashkëpunime të mundshme, të cilat nuk duken shumë transparente. Duhet t’i evitoni bashkëpunimet me njerëzit që sapo keni njohur dhe që nuk ju japin siguri. Fatkeqësisht, Neptuni mund të mos jetë në anën tuaj dhe situata do jetë veçanërisht kritike mes shkurtit dhe prillit, kur Mërkuri do afrohet me Neptunin. Një menaxhim jo i mirë i aktivitetit profesional do sjellë edhe humbje ekonomike: bëni shumë kujdes!

GAFORRJA – Viti 2019 do jetë i mbushur me mundësi punësimi për ju! Po përpiqeni shumë për të çuar para aktivitetet tuaja, pavarësisht ulje-ngritjeve në jetën private. Saturni  dhe Plutoni do sjellin bashkëpunime me shumë njerëz striktë dhe të ashpër, me të cilët do e ndjeni veten vazhdimisht si në provim. Por ditët e para të marsit, falë Uranit, do jetë dikush, njeri i pushtetshëm, i cili do ju dalë në mbrojtje. Ekonomikisht situata do jetë e qëndrueshme, me ndonjë shpenzim të paparashikuar në muajt e verës.

LUANI – Përvishni mëngët sepse viti 2019 do jetë i mbushur me surpriza dhe të papritura. Nëse doni të ngjiteni në karrierë, do e keni mundësinë, por do jetë e nevojshme të pranoni ndyshime dhe situata që keni tentuar gjithnjë të evitoni. Ditët e para të marsit, Urani do sjellë zhvillime të rëndësishme. Ndonjëri nga ju mund edhe të heqë dorë të rësisht për t’iu dedikuar hobby-t të tij/saj artistik dhe kreativ. Kush punon në fushën e spektaklit, do shijojë shumë përfitime nga Jupiteri, i cili do sjellë më shumë para për të gjithë.

VIRGJËRESHA – Urani në vitin 2019 ju flet për mundësi të mëdha në karrierë, të cilat ju  vijnë nga larg. Por, për të arritur pozicionin që dëshironi, mund të jetë e nevojshme të transferoheni jashtë, duke sjellë ndryshime të mëdha në familje. Cilido qoftë vendimi që do ndërmerrni, me Saturnin dhe Plutonin në favorin tuaj, do ndiheni të sigurtë dhe do jeni të ndërgjegjshëm se keni shumë burime në dispozicion. Neptuni ju paralajmëron të jeni të vëmendshëm ndaj mashtrimeve të mundshme, të cilat mund të vijnë nga njerëz që nuk e prisni. Sigurojini mirë paratë tuaja!

PESHORJA – Në 2019-n, duke nisur nga ditët e para të marsit,  mund të hapen bashkëpunime të cilat i kishit ndërprerë në të shkuarën. Duhet të kini kujdes me shpenzimet të cilat lidhen me shtëpinë ose familjen. Rreth fundit të vitit, situata mund të jetë veçanërisht delikate. Mërkuri nuk ju sugjeron gjithmonë strategjitë më efektive. Në tetor, Afërdita mund të sjellë fitime që nuk i kishit shpresuar!

AKREPI – Duke nisur nga ditët e para të marsit, Urani mund të ndryshojë totalisht vizionin tuaj në punë: kush është profesionist i lirë, mund të punësohet nga ndonjë ndërmarrje dhe kush është në punë, mund të hapë një biznes të vetin. Do ndiqni ndodhitë politike vetëm për të parë se kush është më e leverdisshme për ju. Në këndvështrimin ekonomik, mund të bëni gjumë të qetë sepse Jupiteri premton bollëk dhe prosperitet për të gjithë vitin 2019.

SHIGJETARI – Me Jupiterin në krah, do ju duket se po udhëtoni bashkë me fatin për të gjithë 2019-n. me shumë mundësi nuk do jetë viti ideal për të ndryshuar punë, por për të bërë më të qëndrueshëm atë që keni ndërtuar në të shkuarën. Jupiteri  mund të bëjë që të rriteni në detyrë apo të zgjeroni rrethin e klientëve/pacientëve. Fitimet do jenë të larta, por edhe shpenzimet dhe Saturni do kërkojë të jeni të kujdesshëm në kërkimin e një borxhi.

BRICJAPI – Viti që po vjen do nisë me një Uran në pozicion jo harmonik që do bëjë të keni paqartësi në punë. Nëse do dini të rezistoni dy muajt e parë, Urani më pas do transformohet në aleatin tuaj më të mirë. Edhe Saturni dhe Plutoni do jenë krah jush për të gjithë vitin. Me impenjim dhe përkushtim, do arrini suksesin e kërkuar. “Preçizion, planifikim dhe kontroll” do jenë fjalët tuaja kyçe. Në rritjen e pushtetit, jo gjithnjë do korespondojë rritja ekonomike.

UJORI – Pasi jeni lodhur shumë, më në fund, në vitin 2019 do ndiheni në vendin e duhur dhe mbi të gjitha me personat e duhur. Jupiteri në fakt do ju mundësojë kontakt me personat që janë figura të rëndësishme për rritjen tuaj profesionale.. do hapen mundësi të cilat ju dukeshin shumë të largëta. Por, Urani do bëjë që gjithçka të shkojë ‘vaj’ dhe duhet të bëni ca përpjekje për të gjetur një kompromis mes familjes dhe karrierës. Fitimet e majme mund t’ju largojnë nga kursimi.

PESHQIT – Me Jupiterin kundër jush deri ditët e para të dhjetorit, viti 2019 doi jetë një vit në të cilin puna juaj kryesore është të gjeni besimin në aftësitë tuaja. Një disfatë në punë mund t’ju demotivojë ose mund të ndiheni të detyruar të pranoni një punë që është më poshtë se aftësitë tuaja. Saturni do bëjë të takoni njerëz ekspertë, që do dinë t’ju japin këshilla të mënçura. Urani do sjellë mungesë stabiliteti për financat në muajt janar dhe shkurt: mbahuni fort!