Kasaforta plot me para e vjedhur sot në Tiranë i përket ish-deputetit. Ja detajet

Një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit nga persona të paidentifikuar.

Newsbomb mëson se bëhet fjalë për kompaninë e materialeve të ndërtimit “DELTA Group” me shef ekzekutiv biznesmenin Luan Muça dhe aksioner ish deputetin e PDIU, Bujar Muça, i cili është përfaqësues i kompanive Delta SH.A”, “Dast SH.A” dhe “STNPM SHPK”.

Burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë në ambientet e zyrave qëndrore të kompanisë “DELTA” në autostradën Tiranë-Durrës, nga ku kanë marrë kasafortën me një sasi të paditur parash.

Për shkak të peshës së rëndë, transportimin e kasafortës, hajdutët e kanë realizuar me pirun. Dyshohet që sasia e parave të vjedhura i përket xhiros së kompanisë gjatë fundjavës dhe është tepër e madhe.