Kapen në fabrikën e hashashit, e pësojnë keq dy shqiptarët në Angli

Dy shqiptarë e kanë pësuar keq në Angli.

Ata janë vënë në pranga pasi kishin kthyer banesën ku jetonin në një fabrikë kanabisi në ‘Stoke-on-Trent’ në Angli.

Liridon Mehillaj dhe Mufit Xhoka, të moshës 25 vjeçare të dy ishin në banesë kur u vunë në pranga.

Policët zbuluan dhe 45 bimë kanabis që mund të prodhonin 2.47 kg drogë.

Ata janë dënuar me 6 muaj burg.

Avokati tregoi se Xhoka kishte hyrë në Angli përmes një kamioni nga Franca dhe nuk kishte dokumente për të punuar aty.

Ai tha se me të ardhurat që do të vinin nga kanabisi klienti i tij do të paguante borxhet që kishte marrë në Shqipëri dhe se ishte gati të kthehej në Atdhe.

Avokati britanik, Stuart Muldoon i cili në këtë proces gjyqësor mbron Mëhillaj tha se edhe klienti i tij ishte gati të kthehej: Pagoi 12 mijë paund për të ardhur këtu. Punoi si ndërtues për një muaj në Oxford dhe kishte vetëm disa javë që ishte vendosur në Stoke-on-Trent.