Kancelari i Austrisë jep lajmin e jashtëzakonshëm për shqiptarët

Austria është një nga vebdet që mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, por kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk mund një datë se kur mund të hapen negociatat.

Gjatë konfernces se perbashket me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, Kurz se do të ofrojë mbështetje financiare për vendin tonë.

“Të gjitha vendet e BE kanë nevojë për një perspektivë Europiane. Më parë ka pasur tensione për shkak të probleme etnike apo të tjerave politike. Stabiliteti në Ballkan do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet edhe në vendin tonë. Folëm për emigracionin ilegal dhe rrugën nga Shqipëria që po ndjekin klandestinët nga lindja. Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë. Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal. Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve. Negociatat? Nuk mund të jap siguri të qartë për këtë, ka disa shtete që për shkak të problemeve të tyre të brendshme e kanë të vështirë të thonë ‘PO’ por ka një dëshirë të plotë që Shqipëria të vijojë rrugën e reformave. Ka një mundësi të mirë që të shkojmë në rrugën e reformave”.