Ju tregojmë recetën e shijshme të perimeve në furrë për sot në drekë

A e keni gatuar dreken per sot? Ne po ju japim nje ide si te gatuani perimet ne furre. Si fillim pastroni patatet dhe karotat. Pasi i keni prere ne kuba mesatare i vendosni te zjejne per 5 minuta ne nje tenxhere me uje te nxehte dhe te kripur. Pasi kane zjerre per 5 minuta i kulloni. Lani dhe pastroni: kungujt, qepen, patellxhanet, specat, domatet dhe i prisni ne kuba njesoj si perimet e tjera. Merrni nje tepsi dhe e lyeni me vaj ulliri. Pasi keni perfunduar se lyeri tepsine vendosni perimet afer njera-tjetres dhe vendosni ndermjet tyre hudhrat e prera ne mes. Ne nje tas hidhni buken e grire, majdanozin, djathin pekorino dhe i hidhni siper perimeve. Me pas shtoni kripen, piperin dhe vajin e ullirit. I piqni ne furre per rreth 60′ ne 180 grade dhe nderkohe shtoni nga pak leng perimesh me qellim qe te mos thahen. Servireni menjehere!

Perberesit (6 persona)

300 gr patate

200 gr karota

250 gr kunguj

100 gr patellxhane

1 qepe e kuqe

1/2 spec i verdhe, 1/2 spec i kuq

100 gr domate te vogla (ciliegino)

2 thelpinj hudher

1 tufe majdanoz

Vaj ulliri

1 luge buke e grire

1 luge djathe pecorino

Leng perimesh (sasia sa ta shikoni te arsyeshme)

Kripe

Piper