Ish-deputetja e PD-së: Një dorë e zezë brenda opozitës po sulmon Donald Lu, graçkë e…

Albina Deda, ish-deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, ka lëshuar akuza të forta në adresë të të djathtëve lidhur me sulmet ndaj ambasadorit amerikane, Donald Lu. Ajo thotë se sulmet janë të sinkronizuara dhe pas kësaj thotë se fshihet Adriatik Llalla dhe kërkon që PD të mos bjerë në këtë grackë.

Postim i Albina Dedes 

Sulmi ndaj Ambasadorit te USA-Gracka qe po i serviret Opozites!
(Pershtypje)

Jam e tronditur nga nje sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane.
Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha.
Se jane pinjollet biologjike e ideologjike te ish byroisteve komuniste antiamerikane ata qe i prijne sot PS-se dhe shtetit.
Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit Willson.
Jane mijera shembuj por ndalem ne 3 prej tyre.
Kam pasasysh kontributin e Amb.amerikan Hug Grang e Bernshtajn ne perparimin e Shqiperise ne vitet’30.
Permallohem nga ajo qe ka bere USA ne rastin Kosoves.
Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e paperseritshme te ndihmes direkte te Ambasadorit Rajerson per proceset demokratike ne vitet’90.
Personalisht jo vetem parimisht jam e bindur se SHBA-ve ne vendin tone jo vetem nuk ju intereson individi politik qe drejton ne politiken shqiptare dhe as kahet e tyre por nuk ndodh kurre qe te behen pale.
Eshte nje princip dominant ne rolin e veprimtarine diplomatike:
Interesat e SHBA-ve dhe progresit te proçeseve demokratike.
Keshtu qe e quaj jo vetem mediokritet por dhe gracke qe demokratet,njerezit qe per 50 vite u ndeshkuan pikerisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-ne te bien ne te tilla prita.
Nese ndonje LLalle a perralle per te kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon te inskenoje e shpike histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili eshte engjelli mbrojtes i kombit tim une me sinqeritet rezervoj per te vetem nje fjale:perbuzje. AD