Imami i Tiranës: Besimtarët të mos jenë pjesë e votimeve në ditën e shenjtë të tyre


Pas reagimit te myftiut te Shkodres, Imam Muhamed Sytari, per daten e zgjedhjeve ne vend, qe perkon me diten e Fiter Bajramit ka reaguar edhe imami i nje prej xhamive kryesore ne Tirane.

Ja cfare shkruan ne statusin e tij ne “fb” imami Ahmed Kalaja.

ZGJEDHJET MË 25 QERSHOR!!!!! TALLENI JU!!!

Qendrim, personal si qytetar si shqiptar si besimtar si musliman si hoxhe apo imam;

Une Ahmed Kalaja;

Nuk e besoj kurre qe;

Data e zgjedhjeve do te jete më 25 qershor?!

Gjithmone ritheksoj faktin se prononcimet e mia ketu ska perse te komentohen si mbeshtetje apo pozicionim politik apo partiak jo se nuk lejohet pozicionimi fetarisht po niveli edhe ” dashamiret ” do e shfrytzonin si rast te majmë per te nxjerre mllefet e zilite e xhelozite e tyre te kalbura e si pasoje te behej lajm apo te ndermerreshin qendrime te caktuara.

Kur e degjoja si lajm aspak se kam marre seriozisht sepse kjo nuk mund te ndodhe; nuk mund te ndodhe as duhet te ndodhe qe dita e Bajramit dita e festes gezimit lumturise e shperblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, pacavuresh.

Dita e Fiter Bajramit te ne muslimanet gezon shenjteri te veçante eshte dite pushimi ne kalendarin vjetor te muslimaneve po edhe te te festave zyrtare te shtetit shqiptar, nderrmarrja e nje hapi te tille nga parlamenti do te ishte nje ogur i keq marteses se brishte dhe nje tregues se torta e qeverise teknike eshte e helmuar jo e bekuar.

Forcat politike kane kohe per te reflektuar deri te henen edhe kete ta marrin ne konsiderate perndryshe per ne do te jete teper ofenduese, jo me dite gezimi e feste po nje dite e hije zeze diskriminuese e asaj pjese te popullisise autoktone qe paten dore vendimtare ne pavarsine e ketij kombi edhe ne shtetformimin e tij te pare po qe edhe udhehoqen me largpamesi institucionet e para te shtetit te brishte te sapo formuar etj etj.

Akoma nuk e besoj se nuk eshte per tu besuar!!!!!

Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike te reflektojne;
Apeloj zerat besimtare pavaresisht besimeve brenda partive te reflektojne;
Apeloj qytetaret besimtare brenda forcave politike te reflektojne pavaresisht besimeve te reflektojne;

Apeloj te gjithe pa perjashtim per reflektim civil qytetar se me te vertete do te ishte turp i madh.

Sikur po apeloni besimtaret te mos jene pjese e votimeve ne diten e shenjte te tyre;

Prandaj Kujdes.

Faleminderit per mirekuptimin edhe durimin.


Përgjigju