I vra.në djalin, babai: Nëse është zonjë, burrneshë, të tregojë të vërtetën. Unë e fal…

Para 3 vitesh një ngjarje e rëndë ndodhi në Mamurras, duke i marrë je.tën një i ri dhe mbetën të plënduar dy persona të tjerë. Për këtë ngjarje të rëndë, për t’i dhënë fund gjakmarrjes, babai i viktimës ka kërkuar të vertetën.

Ngjarja ndodhi në qendër të Mamurrasit, më 23 shtator të vitit 2015, ku mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku. Teksa në studio motra e dy autorëve të ngjarjes, Tom dhe Enrik Mamli tregonte versionin e saj për krimin, pjesë e emisionit u bë edhe babai i viktimës, Idriz Tafa.

Ky i fundit në një lidhje telefonike për emisionin pohoi se familja Mamli gënjen, ndërsa akuzoi dy autorët se ditën e krimit kishin dalë enkas për të vrarë fëmijët e tij. Po ashtu ai tha se pak pas vrasjes së djalit të tij, ai mbeti i plagosur në kokë. Mes të tjerash ai tha se me familjen e autorëve nuk ka punë, ndërsa i kërkoi motrës së tyre që të tregonte të vërtetën dhe pas kësaj do t’ja falte krimin.

Më herët Valbona tha se familja e saj dhe ajo vet kishin marrë kërcënime nga familja e viktimës dhe se ata kishin frikën e hakmarrjes. “Ne qofte se shkel me në Mamurras do te zhdukim familjarisht”, u shpreh Valbona, teksa foli për kërcënimet e marra.

Zoti Tafa si ka ndodhur ngjarja?
Ata kanë dalë qëllimisht që të vrasin fëmijët e mi. Mua më shpëtoi Zoti. Kam ngelur i dëmtuar. Ata kanë ndjekur me makinë. Në 7 sekonda më kanë vrarë djalin. Më pas kanë qëlluar me breshëri me armë. Ata kanë falsifikuar gjithçka, do shkojë në burg edhe prokurori i çështjes. Ato që kanë thënë ata janë duke gënjyer. Më vjen keq për motrën e vet. Ajo nëse është zonjë, burrneshë, të tregojë të vërtetën. Për kokë të fëmijëve unë e fal. Vetëm të tregojë të vërtetën. Djali im ka qenë i dënuar me 4 muaj në Shqipëri dhe ka qenë i pafajshëm. Se di nëse ka qenë i dënuar jashtë.

A mund t’i shtrini dorën e pajtimit familjes Mamli?
Për mua jemi paguar nëse tregojnë të vërtetën. I fal nëse thonë të vërtetën. Duke treguar të vërtetën, fiton dhe ligji. Të vij edhe babai i vetë. Se ka qenë dhe ai kur më vranë djalin mua dhe më plagosën mua.

Ndërhyn motra e dy autorëve:
Vëllezërit e mi nuk kanë dalë për të vrarë njeri atë. Vëllezërit e mi, të ndjerin se kanë njohur fare. I madhi Zot e sheh të vërtetën, dhe s’ka as ministër e as shtet para tij.

Idriz Tafa: Unë i kam bërë gjë vëllezërve tuaj? Pse më qëlluan mua?
Motra: Ke qenë i rastësishëm. Mund të kisha qenë dhe unë aty duke lëvizur dhe mund të isha plagosur.
Idriz Tafa: Ata kanë qëlluar me kallashnikov. Ata janë rrahur, nuk janë dëmtuar dhe s’kanë marrë plagë.