I dalin fotot Elhaida Danit, kush është djali që i “vodhi” zemrën shkodranes

Këngëtarja e njohur dhe aq e dashur per publikun shqiptar, shkodranja Elhaida Dani ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për anën profesionale, por sa i përket jetës private, ajo gjithmonë ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut. Por mesa duket Elhaida është aktualisht në një lidhje me tenorin Branimir Agovi. Ai është pjesë e Operas së Vienës dhe dikur ka konkurruar në “Star Academy”. Kanë qenë fotot që Branimiri ka publikuar në profilin e “Instagram”-it, që kanë zbuluar lidhjen e tij me këngëtaren. Madje ai nuk kursen që t’i shprehë dashurinë me zemra apo fjalë si: “Ne të dy”. E ndërsa Elhaida i komenton: “Dashuri”.