Humor shkodran, tek Vllaznia kërkohet rritje pagash!

Në fund të këtij muaji do të mbahet asambleja e klubit të futbollit Vllaznia sh.a. Kjo mbledhje do të zhvillohet për të kaluar buxhetin e Vllaznisë për 2018-ën. Në fakt këshilli bashkiak e miratoi por duhet të kalojë edhe përmes asamblesë edhe pse janë të njëjtët anëtarë si në këshillin bashkiak. Përveç kalimit të buxhetit sipas burimeve pritet që të miratohet edhe një rritje e pagave.

Kjo e e rritje e pagave nis që nga krerët më të lartë të klubit për të vijuar deri tek stafi dhe trajnerë të akademisë Vllaznia. Këto para patjetër që do të merren nga buxheti i Vllaznisë.

Është e pakuptueshme se përse kërkohet rritje pagash pqr administratën e Vllaznisë kur situata në këtë klub është e vështirë. Vllaznia është e parafundit në renditje por përveç kësaj edhe me shumë probleme ekonomike.

Pavarësisht kësaj kërkohet një rritje e pagave tek Vllaznia edhe pse puna e deritanishme nuk është e justifikueshme në raport me rezultatin./ShkodraNews