Historia nga Lezha që tronditi publikun tek Ardit Gjebrea, mbesa përballë xhaxhait: Ti… (video)

Loading...

Historia e Anxhelinës nga Lezha u përzgjodh si “The Best” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Në studio Anxhelina tregoi se historia i ka fillesat e saj pa lindur ajo, që në momentin që dy prindërit e saj janë martuar.

“Unë jam Anxhelina nga Lezha. Jam e martuar, kam dy fëmijë. Historia që unë do tregoj është historia e familjes time. Bëhet fjalë për dy prindërit e mi që u martuan. Të paktën babi u martua me dashuri dhe që ditën e parë të martesës gjërat nuk shkuan mirë.”

Ajo i kishte pasur prindërit muzikantë dhe në këtë mënyrë ata ishin njohur me njëri-tjetrin derisa ishin martuar. Por që nga ai moment gjërat kishin ndryshuar pasi babai kishte filluar të ushtronte dhunë mbi nënën e saj.

“Mami më tregon që ditën e parë të martesës ai përdori dhunë edhe kështu vazhduan me radhë. Erdhëm ne në jetë, ne jemi katër vajza. Unë jam e dyta. Filloi me alkoolin që për atë ishte si duket shumë gjë e rëndësishme. Ne kishim mundësi për një jetë më të mirë ekonomike, ai mendoi për alkoolin dhe për shoqërinë në fakt”.

Historia tronditëse e Anxhelinës fillon kur fejohet motra e saj e madhe. I fejuari i motrës duke parë situatën në këtë shtëpi vendosi që të rrëmbente vajzën pasi babai herë i thoshte po, herë i thoshte jo.

“Babi shkon me qëllimin që do shkoj ta vras, por gjërat nuk shkuan ashtu fatmirësisht… edhe fatkeqësisht. Kanë shkuar kanë ngrënë darkë me mamin. Janë kthyer rrugës. Kur janë kthyer rrugës i ka thënë mamit që “atje nuk munda të bëj gjë sepse u grumbullua komplet fisi i tij, por tani do të kem punë me ty”.

Por në fakt ishte mamaja e Anxhelinës ajo që e vrau të shoqin. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Shkodrës, ndërsa dy javë më pas mamaja arrestohet dhe dërgohet në burg. Anxhelina dhe motrat kërkuan që të jetojnë me gjyshërit, se ishin rritur nga ta. Pavarësisht se ato kërkuan që ta takojnë nënën e tyre, familja nuk i la.

“Jo. Nuk na lanë. Ndryshuan gjërat. U ndjeva keq sepse u duk sikur na prenë pak, nuk e mbajtën fjalën”.

Lazëri, xhaxhai i Anxhelinës nuk ka lejuar që ajo së bashku me dy motrat e tjera të komunikonin me mamanë dhe me motrën e madhe që tashmë ishte e martuar. Ai mendonte se ishte pikërisht i fejuari i motrës së madhe shkaku i të gjitha ngjarjeve. Familjarët e pranuan mamanë e Anxhelinës, por prej 21 vitesh ata nuk kanë komunikuar më me motrën e madhe.

“Motra është e papranuar, mirë nga këta që janë të rritur, por edhe nga brezi i ri që nuk dinë asgjë”.

Sipas Anxhelinës, motra e saj duhet ta ketë mundësinë që të jetë pranë gjakut të saj dhe kërkon që Lazëri ta pranojë atë.

Lazëri pranon ftesën e rubrikës “Kam një mesazh për ty” dhe vjen në studion  “E Diela Shqiptare”. Para se të shikojë se kush është pas murit ndarës Lazëri ka në mendje dy opsione që lidhen me dy data të ndryshme, 15 Maj dhe 18 Qershor.

Pas murit ndarës ai shikon Anxhelinën dhe i pohon Arditit që mesazhi ka lidhje me datën 15 Maj. Ai pranon që të dëgjojë mesazhin e saj.

Loading...