Herën e parë mendoi se është ngatërresë, kur i erdhi për të dytën herë pukiani vrapon në polici

Një 58 vjeçar është alarmuar kur ka parë se në celularin e tij kanë mbërritur disa mesazhe kërcënuese. Bëhet fjalë për shtetasin Xh.P 58 vjeç nga Puka. Atij në telefon i kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese. 58 vjeçari nuk e ka idenë se nga kanë ardhur dhe se kush është personi që ja ka dërguar ashtu siç ka treguar se nuk ka ndonjë problem me kend.

Në këtë mënyrë shtetasi Xh.P është drejtuar në policinë e Pukës ku ka bërë edhe kallëzimin përkatës. Tashmë forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili ka kërcënuar 58 vjeçarin përmes mesazheve në celular. Ja njoftimi i policisë:

Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi shtetasi XH.P vjeç 58, banues në Pukë, kallëzon se, nëpërmjet telefonit, i kanë ardhur dy mesazhe kërcënuese. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal. /ShkodraNews