Haradinaj bën gjestin bujar për gruan e Ibrahim Rugovës: 1 mijë euro çdo muaj dhe…

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, bën gjestin bujar për familjen e Ibrahim Rugovës.

Familja e presidentit historik të Kosovës Rugova, nga ky muaj do të marrë nga shteti pension 1 mijë euro, një makinë dhe shofer, njofton Buletini Ekonomik, duke cituar një propozim dhe vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Propozimi pritet të miratohet sot në mbledhjen e Qeverisë. Buletini Ekonomik ka publikuar të gjitha pikat që do të dalin për votim në mbledhjen e Qeverisë, në mesin e të cilave ndodhet edhe ky vendim për familjen Rugova:

“Shqyrtimi i propozim-vendimit që znj. Fana Rugova, bashkëshorte e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, t’i lejohet transferimi i mjeteve financiare në muaj në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.