Grabitja e komisariatit të policisë, zbulohen grabitësit, kjo nuk është hera e parë që…

Policia e Durrës ka sqaruar vjedhjen e ndodhur një ditë më parë në zyrën ku paguheshin gjobat.  Në njoftimin e publikuar, Policia sqaron se nuk janë vjedhur 2 000 000 lekë, por 20 000 lekë. Lidhur me ngjarjen, Policia ka ka arrestuar dy të rinj të identifikuar si: Xhani Ymeri dhe Ekilian Bibi. Dy të rinjve iu janë dokumentuar edhe dy vjedhje të tjera përveç asaj të zyrës ku paguheshin gjobat. Njëra prej tyre është dokumentuar në Spitalin e Pediatrisë së Durrësit, ku kanë vjedhur pajisjet e dhomës së Imazherisë dhe një tjetër në një banesë ku kishin marrë dyer dhe dritare duralumin për t’i shitur më pas për skrap.