Gjërat që pas seksit s’duhet t’i bëni kurrë, por meshkujt shpesh gabojnë!  

Ka disa gjëra që të gjithë meshkujt mendojnë pasi kanë bërë dashuri.

  1. A përfundoi edhe ajo? Apo u shtir?

Ky është mendimi i parë i shumicës së meshkujve që kanë marrëdhënie serioze, sepse kujdesen për partneren.

Kënaqësia e partneres rrit besimin dhe është një shenjë e mirë për çiftin.

  1. A e pëlqeu këtë?

Burrat janë të fiksuar fjalë për fjalë me këtë pyetje dhe ndonjëherë edhe na pyesin. Dhe nganjëherë ne zihemi ngushtë!

Ai dëshiron të dijë nëse ajo që sapo bënë është edhe preference e partneres. Pra shikojeni atë si një sinjal të mirë.

  1. Nëse tani bie në gjumë, a do të jetë mirë?

Ai pas marrëdhënies ka nevojë për gjumë, i cili relakson pas intimitetit, ndoshta duke përqafuar gruan ose të dashurën.

Sigurisht që seksi të lodh dhe është normale të duash gjumë më pas, shkruan ShkodraNews. Gjëja e rëndësishme është që të mos bjerë në gjumë në një sekondë, por të ketë kohë për disa “përkëdhelje të shëndetshme”.

  1. Ndoshta isha shumë i shpejtë për të

Nuk ka asgjë më të bezdisshme se një mashkull që përfundon shumë shpejt.

Është mendimi më i keq që mund të kenë, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata, sepse njerëzit mund të ndihen të papërshtatshëm!

  1. Kur është koha e duhur për t’u ngritur?

Meshkujt nuk mund të vendosin kur është koha për t’u ngritur. Nëse ata e bëjnë atë sapo seksi ka përfunduar, ndoshta kjo nuk është një marrëdhënie e shkëlqyer.

Ky mendim është më i fortë në marrëdhëniet e rastit, krahasuar me ato më të qëndrueshme, sepse në këto raste burrat nuk dinë se si duhet të sillen dhe çfarë të bëjnë më pas! Përshtati: ShkodraNews