Gjendet pa jetë dhe me plagë në kokë para pallatit …

Me një plagë në kokë dhe pa jetë është gjetur një 70 vjeçar në kryeqytet pranë shkallës së pallatit ku banonte. Policia bën me dije se shtetasi është identifikuar me inicialet Th.Gj dhe ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kulla”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 70 vjeçari të jetë rrëzuar nga shkalla e pallatit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.