Fundi i dinastisë kriminale

Nga Arjan Nikaj

Të gjithë festonin në mënyrën e tyre dikush duke sharë, dikush duke u hequr më protagonist se të tjerët dikush si një top model për reklamim brekushesh, dikush me flamur, dikush heshti me modesti për të nxjerrë në pah madhështin e vet, dikush pranoj ta zvogëloj veten deri në një grimcë kozmike në trupin e atdheut; ku bëj pjesë edhe unë. Të gjithë festuan me të bërtitur, me të sharë, me të pirë e me të qarë, por atyre nuk u plas për festën dhe për ju, por kishin hallin e tyre si e si të ndryshonin Kushtetutën.

Por jo për faktin se Edi Rama me Saliun e ndryshuan për të ruajtur sundimin e vazhdimësisë së Oligarkisë Kriminale, jo, jo për këtë fakt, por për faktin që të bjeri Reforma në Drejtësi e implementuar në Kushtetutë, duke na i shitur si rezultat inatçor të një kinezo – amerikani me emrin Donald Lu, që na u bë inkuzitor dhe na hoqi sovranitetin e Oligarkisë.

Kishin nxjerrë një konstitucionalist me emër Gjata djallëzor që ka arritur të fsheh dhe krime në përballjet e tij mediatike devijim hetimesh, fshehje provash me autoritetin e një juristi të pagabueshëm për të orientuar jo vetëm opinionin public, por dhe atë profesional për ta patur si argument prokurorët e paaftë për të përballur ndonjë opinion tjetër që mund të sundojë me logjikë.

Hodhi idenë se do ndryshuar kushtetuta që bën të detyrueshme Reformën në Drejtësi si ligj themeltar i shtetit me synimin e pastër të përjetimit të Oligarkisë Kriminale, ku shqiptarët të jenë pre e sundimit të një klase politike që u pasurua mbi grabitjen skllavërimin e tyre të përgjakur prej 75 vitesh nga Krimi Shtetëror i transformuar më pas në Krim të Organizuar.

Nuk do të arrijnë dot kurrë të ndryshojnë kushtetutën as ti shmangen sekuestrimeve të pasurive të tyre kriminale, as ato të grabitura me ligj e pa ligj duke abuzuar mbi të .

Fundi i Dinastisë Kriminale është afër sepse ata nuk e kuptojnë se duke jetuar në flluskën imagjinare të një pushteti të delegjitimuar, që u kujdesën vet të ishte i tillë.