FSHF bën lëmsh kalendarin, ja kur luhet Dinamo – Vllaznia

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përsëri ndryshim të datës për ndeshjen e Vllaznisë. E bëri edhe javën që lam pas në ndeshjen ndaj Burrelit, e bën përsëri edhe në sfidën delikate ndaj Dinamos. Kështu, takimi Dinamo – Vllaznia ishte planifikuar të luhej të shtunën në orën 14:00, por do të luhet një ditë më pas, pra të dielën.

Ka ndodhur kështu pasi ky takim pritet të transmetohet direkt në TVSH, televizioni që ka të drejtën për të transmetuar ndeshjet e Kategorisë së Parë. Çka do të thotë se tifozët shkodranë kanë mundësi të ndjekin në TV një ndeshje tepër të rëndësishme të skuadres së tyre dhe padiskutim ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Kategorinë e Parë.

Vllaznia do të kërkojë fitoren ndaj dinamovitëve për ti larguar ato sa më shumë nga vendi i parë, ndërkohë vendasit do të kërkojnë të mposhtin shkodranët për të ngushtuar sa më tepër distancën mes tyre. Takimi do të luhet në kompleksion sportive të Internacional në Pezë-Helmes dhe pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. /ShkodraNews

Lexo edhe: