Fruthi, apeli i mjekut të njohur: Ja shenjat që nuk duhet t’i nënvlerësoni (foto)

Në kohën kur raportohen së paku 11 raste të prekura nga fruthi, mjeku i njohur Tritan Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos nënvlerësojnë shenjat nga kjo sëmundje, që lë jo pak pasoja sipas tij.

Teksa bën një shjegim për pasojat e kësaj sëmundje, mjeku Kalo poston edhe disa foto për të dalluar shenjat e sëmundjes së fruthit.

Ja mesazhi i mjekut Tritan Kalo

Kujtesë!….Sëmundjet infektive ekzantematike janë të shumta, midis të cilave një vënd jo për tu nënvlerësuar ka edhe FRUTHI.

Vëndet tona fqinje si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi kanë raportuar raste jo të pakta me Fruth.

Për këtë arësye si dhe për arësye të  lëvizjve të shumta gjatë festave të fundvitit në këto vënde, çdo familjari apo kolegu  që do të ndeshet me pamje të tilla, në një të sëmurë i cili 2-3ditë para këtyre shënjave ka patur edhe temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, ngjirje zëri, dobësi trupore, etj.

JU LUTEM të ketë parasysh edhe këtë sëmundje, që nuk duhet  nënvlerësuar për pasojat e mundëshme të saja….