FOTOT/ Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i Ahmetajt, ja me kë udhëtonte ish-ministri


Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentn e djeshëm rrugor në Maqedoni, ku mes të plagosurve është edhe ish-ministri ynë i Financave Arben Ahmetaj.

Ahmetaj tha për “Panoramën” se shkak i aksidentit ka qenë prania e madhe e lagështirës në rrugë.

Sakaq burime nga policia maqedonase, shkruan “Syri.net”, bëjnë me dije se në “momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhëtonte bashkë me 3 shtetas të tjerë, meshkuj”,

Si pasojë e aksidentit ish-kreu i Financave dhe udhëtarët e tjerë që ndodheshin në makinën e tij kanë marrë lëndime të lehta, pavarësisht se makina e tyre është përmbysur.


Përgjigju