Flinte gjithë ditën dhe mamaja mendonte se shtirej, doktorët i dhanë lajmin befasues


Nje vajzë e re flinte shumë dhe nëna e saj mendonte se po e gënjente, por pasi mjekët e panë e paralajmëruan se kishte një nga sëmundjet më të rralla në botë.

Që e vogël kam një dëshirë të madhe për të fjetur”, ka thënë Delanie Weyer.

Vajza vuan nga një sëmundje e heshtur dhe historia e saj i ka befasuar shumë mediat. Mamaja nuk më besonte, një ditë vajta në ekskursion me shkollën, kur u ktheva isha e rraskapitur, vajta të fle dhe u zgjova pas 20 orësh. Ajo më shikonte sytë e bardhë dhe më bërtiste se pse kam pirë hashash, u habitesha”, është shprehur ajo.

Pas gjithë kësaj situate të thelluar më shumë në 5 vitet e fundit, vendosën që të shkonin të vizitoheshin, ku mjekët njoftuan se bëhej fjalë për një sindromë të rrallë dhe një sëmundje njohur si “Sindroma e Bukuroshes së Fjetur”. Kjo gjendje shkakton çrregullim te oreksit, gjumit dhe hormoneve.


Përgjigju