Flamurtari – Vllaznia, gjyqtarë nga Luksemburgu për vlonjatët


Flamurtari do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Skuadra vlonjate do të tentojë të marrë një fitore përballë një Vllaznie që po kalon një formë të mirë.

Në këtë sfidë do të gjykojnë tre gjyqtarë nga Luksemburgu, e mundësuar kjo nga marrëveshja që ka arritur federata jonë me atë luksemburgase.

Kujtojmë që ndeshja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë është vendosur të luhet ditën e shtunë, në orën 16:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës.


Përgjigju