Fitorja e tij i la pa fjalë të gjithë, flet për herë të parë Amuli dhe jep shpjegimin befasues

Kreu i ri i PD Shkodër Xhevdet Amuli në daljen e tij të parë në një intervistë më të zgjeruar pas përzgjedhjes në atë post ka treguar për sfidat që e presin, vështirësitë si dhe objektivat që ka. Një prej mesazheve kryesore që Amuli përçoi gjatë intervistës është ajo e bashkimit në radhët e demokratëve shkodran. Amuli duke dashur të tejkalojë nëse ka apo jo grupime, pa u futur në këtë diskutim qartazi tregoi se tashmë në radhët e demokratëve ka ardhur koha për t’u bashkuar dhe për të vepruar të gjithë bashkë kundër qeverisë aktuale si dhe për t’u bërë gati për zgjedhjet vendore.

Gjatë kësaj interviste nga njëra anë kreu i ri i PD Shkodër Amuli falenderoi jo vetëm ata që e votuan në garën për kreun e PD përballë ish kryetarit Ramiz Çobaj por edhe ata që nuk e votuan. Xhevdet Amuli fitoi me vetëm 2 vota diferencë përballë Ramiz Çobaj në një garë të fortë mes tyre.

I pyetur se një pjesë në PD e menduan Xhevdet Amulin si një kandidaturë që Çobaj do e kalonte lehtë apo se një pjesë e cilësuan fitoren e tij surprizë e ka një përgjigje. Amuli fillimisht tha se ata persona nuk kanë asnjë lidhje me PD edhe pse janë pjesë e saj dhe më tej dha argumentet e tij. “Unë kam qenë për një kohë të gjatë kryetar grupseksioni me një numër shumë të madh votuesisht. Fillimisht kam patur mbështetjen e tyre. Pastaj unë kam punuar më përpara se të vinte zyrtarisht emri se pse doja që të isha gati pavarësisht nëse do isha apo jo në garë. Më pas tani mund ta them se 3-4 ditë përpara unë mora një sinjal se emri im mund të ishte një prej kandidatëve dhe në këtë mënyrë punova edhe më shumë. Pavarësisht se zyrtarisht emrat erdhën një natë para unë e kisha përgatitur terrenin dhe për këtë falenderoj të gjithë demokratët që më besuan dhe votuan”.

Kreu i ri I PD Amuli u shpreh në këtë intervistë të tij të parë se atë nuk e ka ndihmuar asnjë prej drejtuesve vendor siç përflitet duke thënë se kryebashkiakja Voltana Ademi, kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli apo edhe të tjerë drejtues vendor nuk janë bërë pjesë e ndikimit të tyre tek votuesit në procesin e votimit për kryetar të PD të degës Shkodër.

Tashmë për kryetarin e ri të demokratëve shkodran bashkë me sfidën per bashkimin e të gjithë faktorëve një objektiv është edhe fitimi i bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të 2019-ës dhe se për këtë Amuli tha se nuk i trembet asnjë lloj presioni apo çdo gjëje tjetër të botës së krimit ashtu si vitet e mëparshme kur ka patur blerje vote apo ndërhyrje të tjera kriminale dhe se do t’i dalë për zot postit që demokratët i kanë besuar./ShkodraNews